Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë kanë krijuar dronin më ekonomik të mallrave

Inovacioni është një përparim në industrinë globale të transportit të mallrave

Foto: arkiv personal

“Mjellma e Zezë”, ose Blak Swan, është një dron revolucionar, i cili mund të ulet në shina të shkurtra dhe të paasfaltuara dhe të dërgojë mallra në dhe nga qoshet e largëta dhe të vështira për t'u arritur të planetit me 80% shpenzime më të ulëta nga avionët e tanishëm. Inovacioni bullgar u prezantua në fund të vitit 2021 në Aeroportin e Sofjes personalit nga krijuesit e tij - vëllezërit Svilen dhe Konstantin Rangellovi. Ndërkohë zhvillimi tërhoqi vëmendjen e dy prej kompanive më të mëdha të transportit në mbarë botën. Pritet që fluturimet e para tregtare të Black Swan të startojnë  në mesin e vitit 2022 nga aeroportet në Liege (Francë) dhe Brescia (Itali).

Avioni i vogël pa pilot është rezultat i përpjekjeve 7 vjeçare të kompanisë startup teknologjike të themeluar nga Svilen Rangellov dhe vëllai i tij. Ja sesi krijuesi flet për krijimin e vet:

Svilen dhe Konstantin Rangellovi

“Si vizion droni i përngjan shumë avionit të zakonshëm. Thjesht nuk ka  kabinë piloti, forma  është shumë më e optimizuar. E ka trupin e avionit me një formë aerodinamike, i cili është 8 metra i gjatë, dhe një motor me helikë me 140 kuaj fuqi. Ka dy krahë me hapje të përgjithshme prej 16 metrash, si dhe një konfigurim standard të bishtit. Vizioni i tij është shumë konvencional”.


“Mjellma e zezë" është një metaforë e cila u përket ngjarjeve të paparashikueshme me ndikim të madh social ose ekonomik në shoqëri. Pikërisht një efekt të tillë pritet të shkaktojë mini avioni bullgar mbi industrinë moderne për transportim të ngarkesave. “Inovacionet janë gjithmonë shumë të shtrenjta, kurse ne kemi krijuar një inovacion, i cili është i lirë dhe në dispozicion për një prodhim në masë”, sqaron Svilen. Mjeti i krijuar mund të transportojë 350 kilogramë dhe të fluturojë pa problem me to deri në 2500 kilometra. “Për shembull , mund të fluturojmë nga Sofja deri në Varna për 2 leva në 1 kilogram dhe ta kalojmë këtë distancë për 2 orë”-shton Svilen . Për nga arsimi ai është ekonomist. Ka mësuar në Kolegjin Amerikan në Sofje, pas së cilës ka përfunduar studimet në Amerikë. Konstantini është një inxhinier i hapësirës ajrore.


Ideja për mini-avionin jo standard lindi përpara 7 vjetëve nga një bisedë e zhvilluar midis të dy vëllezërve.

“Vëllai im jetonte në Holandë, kishte filluar punë në një kompani për inxhinieri aeronautike dhe një ditë të bukur më deklaroi se i mungon djathi bullgar dhe pyeti se kur do të shkoj për vizitë tek ai, që t’ia shpie. Kurse unë pak i mërzitur iu përgjigja: “Nuk do të vij së shpejti. Ti je inxhinier, krijo një dron dhe unë do ta dërgoj me të!”

Sot, 7 vjet më vonë, përpunimi i tyre është në rrugë të ndryshojë  krejtësisht përfytyrimet tona për shërbimet e spedicionit. Kohët e fundit një nga liderët botërorë në fushën e logjistikës shpalli planet e tij për të blerë 4 000 prej dronëve të dy bullgarëve me idenë të mund të arrijë qëllimet e tij për një neutralitet të karbonit deri në vitin 2050. Shkaku? Një fluturim i “Mjellmës së Zezë” bullgare ndan më pak emisione të dëmshme nga furnizimi më i zakonshëm dhe i thjeshtë me autobus, kurse çmimi është i njëjti! Ndërkohë vëllezërit Rangellovi shpresojnë që në një të ardhme të afërt miliardë njerëz nëpër botë të mund të ndiejnë dobitë nga inovacioni i tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD