Sindikata e Infermiereve Bullgare insiston për reforma urgjente në kujdesin shëndetësor bullgar, pasi gjendja e tij është shkaku për shkallën e lartë të vdekshmërisë në vend. Problemet më urgjente janë mungesa e personelit, mosrespektimi i standardeve të punës dhe mungesa e një marrëveshjeje kolektive të punës në shumicën e objekteve shëndetësore. Mungesa e punonjësve të rinj kompensohet nga infermierët e moshës së pensionit që punojnë pa pushim për 24, ose 36 orë, tha për BNR Dimitria Dimitrova nga Unioni i Infermiereve Bullgare. “Popullsinë në plakje, sëmundjet e shumta kronike dhe pamundësia e njerëzve të mjekohen, sepse nuk kanë para, gjithashtu janë shkaku për vdekshmërinë e lartë”, tha ajo.
Sindikata këmbëngul për një reagim urgjent nga Kuvendi Popullor dhe Ministria e Shëndetësisë. Në rast të kundërt do të ketë protesta.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..