Që nga muaji shtator 2021 në Sofje po punon Zyra e parë në vendin tonë për Informim dhe Shërbime të Qytetarëve të Huaj. Qëllimi i ekipit është të lehtësojë praninë e të huajve, më tepër të atyre nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, deri në shërbime të ndryshme administrative, juridike, sociale dhe shëndetësore në Bullgari, me të cilën të ndihmojë për integrimin e tyre sa më të lehtë e të shpejtë në shoqërinë bullgare. “Për tre muaj kemi më shumë se 200 të huaj prej mbi 14 shteteve, të cilët i përdorin shërbimet tona” - sqaroi Sevdalina Vojnova, drejtoreshë programi e “Shoqatës së Zhvillimit të Sofjes”. Dhe vuri në dukje disa kazuse për të cilat mund të kërkoni zgjidhje nga ekipi i Zyrës për Informim dhe Shërbime të Qytetarëve të Huaj në Sofje:
“Përfytyroni një student në vitin e fundit nga Ukraina për shembull, i cili merr një ofertë për punë me kohë të pjesshme, por një nga kërkesat është që të ketë një numër bullgar të identifikimit. Ai nuk e di se çfarë të bëjë dhe kujt t’i drejtohet - jep shembull Sevdalina Vojnova. Ose ju jeni i punësuar përkohësisht, me një kontrate pune te rregullt (për shembull kameriere nga Moldavia me kontrate 3 mujore, ka shume raste të tilla) dhe nuk e dini nëse keni te drejtë të vizitoni mjekun.
Ndihmë për akses në tregun e punës, shërbime sociale, plotësim i dokumenteve, aplikime të ndryshme, shoqërim deri në institucionet, asistenca ligjore dhe mjekësore - këto janë disa nga aktivitetet që i ofron Zyra në fjalë. “Ndihma në raste të tilla është jashtëzakonisht e rëndësishme, më në veçanti kur flasim për të huaj, të cilët vijnë nga një shtet me një strukturë administrative dhe politike rrënjësisht të ndryshme, nuk e zotërojnë gjuhën bullgare, nuk kanë të njohur në vendin tonë dhe nuk e dinë se që ku të fillojnë në zgjidhjen e problemeve të veta”, sqaroi Vojnova.
“Disponojmë një ekip prej punonjësve socialë, të cilët zotërojnë gjuhë të ndryshme - anglisht, frëngjisht, arabisht dhe persisht. Punojmë me persona mjekësorë, me psikologë, të cilët mund t’u japin një ndihmë psikologjike njerëzve të cilët kanë nevojë prej saj. Ka dhe ekspertë të ligjit të punës, juristë, për të cilët jemi shumë të lumtur, sepse shërbimet juridike kërkohen jashtëzakonisht shumë - ato janë të rëndësishme për përgatitjen e dokumenteve të çdo lloji. Gjithnjë e më shumë po punojmë dhe me vullnetarë, të cilët janë shumë të dobishëm gjatë përgatitjes për një intervistë për punë, kështu që kandidati të mund të tregojë më të mirën nga vetja e vet. Me një regjistrim paraprak sigurohen dhe shoqërues deri tek mjeku dhe deri tek institucionet e ndryshme. Këta shoqërues zotërojnë gjuhë të huaja dhe shpesh herë vetë ata janë me një prejardhje imigrantе, por tanimëjanë të integruar plotësisht në shoqërinë tonë dhe të natyralizuar”, tha Sevdalina Vojnova.
Kërkimi dhe gjetja e punës mbetet një nga shërbimet më të rëndësishme, të cilat i kërkojnë të huajt, sqaroi ajo. Gjithnjë e më shumë punëdhënës i drejtohen ekipit, që të popullarizojë vendet e lira të punës të cilat i propozojnë ose të organizojnë intervista për punë me të huajt.
“Mënyra më e mirë që të merrni ndihmën e domosdoshme nga ekipi është të na vizitoni personalisht”, është këshilla e Sevdalina Vojnovës. “Në vetë godinën e Zyrës do të merrni spektrin e plotë të shërbimeve të paktën në dy gjuhë, të cilët do t’ju ndihmojnë të integroheni dhe të zhvilloheni në vend”, sqaroi ajo. Më shumë informacion dhe mënyra për lidhje me Zyrën për Informim dhe Shërbime të Qytetarëve të Huaj mund të gjendet dhe në sajtin zyrtar.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Lluiza Llazarovës BNR-“Radio Sofja”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..