Bullgaria do të përfaqësohet me 16 sportistë në 7 sporte në Lojërat Olimpike XXIV Dimërore në Pekin, të cilat fillojnë më 4 shkurt 2022. Vendimi u miratua nga Komiteti Olimpik Bullgar. Sportet përfshijnë ski alpin, biatlon, ski vrapim, kërcim me ski, snoubord, patinazh me figura dhe sajë. Më shumë do të jenë sportistët bullgarë në biatlon - 8. Flamurmbajtës të delegacionit bullgar në hapje do të jenë biatlonistja Milena Todorova dhe snoubordisti Radosllav Jankov.
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin..
Në një ceremoni solemne në presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev nderoi tenistët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev me pllaka nderi. Ivan Ivanov fitoi titullin junior në turneun e tenisit Wimbledon të këtij viti. Aleksandër Vasilev,..