Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasillev prezantoi projektbuxhetin për vitin 2022, të cilin do ta paraqesë në Parlament. Ai e quajti atë një buxhet të rritjes ekonomike, që nuk jep para me kapele e në thasë, por investon në njerëz, projekte dhe infrastrukturë. Të hyrat e pritshme janë mbi 29 miliardë euro, ndërsa kostot e planifikuara janë mbi 32.2 miliardë euro.
Pritet që PBB të rritet deri në 4.8 për qind dhe deficiti në 4.1 për qind. Vendi do të marrë 3.5 miliardë euro kredi të reja, 1.5 miliardë për të rifinancuar borxhet e vjetra.
Nga 1 prilli, paga minimale do të rritet nga 323 në 363 euro. Pensionet do të rriten me 6.1 për qind nga 1 korriku. TVSH-ja nga 20 për qind nuk do të ndryshojë, tha Vasilev.
Do të ketë një përditësim buxhetor në korrik.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..