Si shkenca e së ardhmes bashkon njohuritë e arritura nga shkencëtarët në drejtimet e saj të veçanta, paralajmëron, tërheq dhe vizaton një rrugë shpëtimi, shëron? Shembuj të ndërveprimeve të tilla japin bioinformatika, biologjia llogaritëse dhe inteligjenca artificiale në kërkimin e zbulimit të mundësive në stad të herët të tumoreve.
Vanesa Geceva noton lirshëm në këto ujëra të përqendruara në intelekt, njohuri dhe zbulime. Tashmë me një diplomë të shkencave kompjuterike dhe bioinformatikës nga Kolegji Ramapo në Nju Xhërsi, ajo është aktualisht një studente doktorantë në shkencat biologjike në Universitetin në Kolumbia. Përveç kësaj është autore e tre publikimeve shkencore dhe mbajtëse e mbi 20 çmimeve-mes tyre çmimi presidencial "Xhon Atanasov" për zbulim debutues në teknologjinë kompjuterike.
“Akoma si e vogël unë e doja shumë matematikën dhe teknologjitë informative”, thotë Vanesa. Në klasë të katërt fillon të merret me programim, në klasë të tetë njihet me botën e përpunimeve shkencore, kurse një vit më vonë zbulon bioinformatikën. “Fakti, se i përdor dijet e tua në informatikë, që të bësh diçka të dobishme në sferën e biologjisë, qe shumë mbresëlënëse për mua”, shton ajo.
Dëshira e saj e madhe që ndonjë ditë të jetë mes të zgjedhurit që prekin njohuritë më të avancuara shkencore, e çon atë në Shtetet e Bashkuara. Kurse kolegji në Nju Xhërsi del se është vendi, i cili ka dhënë shkencëtarë për kompaninë amerikane, krijuese të njërës prej vaksinave kundra koronavirusit. Derisa mëson për një diplomë baçelor, Vanesa është duke punuar mbi një projekt në laborator. Aty ajo studion ndikimin e elementeve të caktuara në ADN që nuk kodojnë proteinat në mekanizmin e krijimit të larmisë së ADN-së.
“Këto proteina janë me funksione të ndryshme ose veti qelizore -sqaron Vanesa Geceva. Ka prioritete, por dhe mangësi, sepse është llogaritur se rreth 15% e rasteve të kancerit të trashëguar nga njeriu shoqërohen me ngjarje alternative të bashkimit. Gjatë kohës së studimit dispononim me një bazë të dhënash, e cila përmban dhjetëra mijë ADN sekuenca njerëzore, si dhe me programet kompjuterike të krijuara prej nesh. Rezultati nga të gjitha këto është se mundim të kontrollojmë sëmundje të caktuara - të trashëguara dhe të kancerit”.
Projekti i fundit me pjesëmarrjen e Vanesës është i lidhur me përpunimin e modelit për të trajnuar inteligjencën artificiale për të gjetur tumore ose për t'i parashikuar ato.
“Bashkë me një nga doktorantët në laborator, përpunuam një model për një arsimim të thellë që llogarit frekuencën e tumorit në imazhet histologjike, zbulon zona në to me përmbajtje të lartë tumori - thotë shkencëtarja e re. Arsimi i thelluar (metodë kompjuterike për riprodhimin e një rrjeti të dendur prej neuroneve) aktualisht po hyn shumë në sferën e bioinformatikës. Për projektin përdorëm imazhe histologjie të disponueshme publikisht dhe zbuluam se modeli ynë bëri një punë të shkëlqyer. Dhe ai mund të aplikohet drejtpërdrejt në mjekësi.”
Derisa merret me doktoraturën e saj, Vanesa i zgjat dorë dhe një nxënëse nga klasa e 9 nga qyteti i saj i lindjes Shumen.
“Vesella po kështu është programiste dhe punojmë bashkë mbi një projekt bioinformativ, të cilin shpresojmë ta prezantojmë në një konferencë shkencore shumë shpejt - tregon ajo. Unë vet në këtë moment po mësohem të jem mentor, gëzohem se mund tu ndihmojë fëmijëve të motivuar”.
Vanesa Geceva tregon se, Bullgaria i mungon shumë. Por, gjatë 5 vjetëve të ardhshme ajo do të përqendrohet mbi përfundimin e arsimit të saj në Shtetet e Bashkuara. Kurse pas kësaj do të dojë që të punojë në ndonjë nga kompanitë e mëdha farmaceutike. “Kur do të përfundoj shkallën time të doktoraturës, mund të kthehem në Evropë - por kush mund të thotë se çfarë do të ngjajë”, thotë ajo.
Përpiloi: Diana Cankova/në bazë të intervistës së Dobromir Videv,BNR-“Hirizont”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bioinformatics.ramapo.edu dhe arkiv personal
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..