Me rastin e këmbënguljes së Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, Kryeministri Kirill Petkov bëri një deklaratë zyrtare në Kuvendin Popullor. Sipas Petkovit, si shtet anëtar i NATO-s, Bullgaria vendos vetë se çfarë politike të ndjekë. Kryeministri vuri në dukje se Traktati i Uashingtonit nuk parashikon një kategori të dytë të shteteve anëtare për të cilat mbrojtja kolektive duhet të zbatohet në mënyrë selektive dhe i bëri thirrje Federatës Ruse të mbetet e angazhuar në një dialog konstruktiv për uljen e tensioneve dhe zbatimin me përpikëri të angazhimeve ligjore ndërkombëtare.
Seanca dëgjimore e Kryeministrit në Kuvend ishte kërkuar si garanci në fushën e sigurisë nga opozita GERB - SDS, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania përbën rrezik për sigurinë e vendit. Nga tribuna e Parlamentit, nënkryetari i GERB-it, Daniell Mitov, kërkoi që Presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për këtë temë.
Partnerët e koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” e cilësuan reagimin e Kryeministrit si me kohë dhe pro anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Partia “Vëzrazhdane” bëri thirrje që të mos lejohen ndërhyrje të huaja në politikën e vendit dhe dënoi vendosjen e bazave amerikane në territorin bullgar.Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por..