Jean Mar është një artist bullgar i cili ka fituar popullaritet në Zvicër, ku ka jetuar vitet e fundit. Aty ai debutoi në radio me këngën e tij “Love is”, e cila prej katër vitesh vazhdon të transmetohet nga radiot lokale, e ndjekur nga “Hold On”, e cila gjithashtu gëzon një sukses. Kënga e tij e re quhet “Everything to Nothing” dhe është në duet me Maria Marinova (MAKAYA), e cila arriti në gjysmëfinalet e "Zëri i Bullgarisë".
Kënga është frymëzuar nga përvojat personale të muzikantit dhe nga humbja e një dashurie. “Është një dashuri që më ndryshoi plotësisht” – thotë këngëtari.
Jean Mar është autor i tekstit dhe muzikës, ndërsa aranzhimi është bërë së bashku me Krasi Todorov dhe Tasho Kolev. Kënga prej muajsh është në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..