Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria fitoi çmimin e madh për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare

Krasimir Martinov dhe Milen Mitev
Foto: Radio Bullgaria

Programi i përditshëm “Bulgaria Sot” të Radio Bullgarisë, i cili transmetohet në nëntë gjuhë, u dallua me çmimin e madh për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare. Çmimi vjetor “Sirak Skitnik” në emër të Drejtorit të parë të Radio Sofjes jepet që nga viti 2001 për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike.

“Për më shumë se 85 vjet ne formojmë imazhin e Bullgarisë në mbarë botën, duke komunikuar me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe duke u përpjekur të promovojmë anë e mbanë botës kulturën dhe frymën bullgare në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasimir Martinov, Kryeredaktor i Radio Bullgaria pas dorëzimit të çmimit. Ai theksoi se në Radio Bullgarinë punojnë disa nga gazetarët më të mirë dhe specialistët e gjuhëve të huaja me kualifikim të lartë.

Në ceremoninë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, Drejtori i Përgjithshëm Milen Mitev tha se viti i kaluar ishte i mbushur me sfida. “Sot jam optimist për të ardhmen e BNR-së, pasi shoh që ka ende njerëz që punojnë jo për një rrogë, por për një kauzë, shoh që ka shumë duar të shtrira që e mbështesin këtë kauzë”, shtoi ai.

Çmimi individual për gazetari radiofonike iu dha gazetares Lilia Goleminova nga Radio Sofja, kurse çmimin kolektiv e fitoi seria e programeve “Historia e artit për fëmijë” të Programit “Hristo Botev”. Radio Bullgaria mori pjesë në këto dy kategori me nominime – të gazetares Veneta Nikolova dhe të rubrikës dhe podkastit të përbashkët me Programin “Horizonti” - “Atdheu jashtë vendit”.

Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve u nderua nga të ftuar të shumtë, ndër të cilët edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila dorëzoi një nga çmimet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 6 tetor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Kush është ajo” nga Mihaella Fileva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:56 - Lajme  14:37 - Kënga e ditës

botuar më 25-10-06 3.00.MD

Bullgaria sot – 3 tetor 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare ju prezantojmë kompozitorin e famshëm bullgar Josif Cankov dhe krijimin e tij të paharrueshëm: "Kënga ime, dashuria ime". Ju..

botuar më 25-10-03 3.00.MD

Bullgaria sot – 2 tetor 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 2 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës do të dëgjoni këngën "Nga puthja nuk mbetet asnjë shenjë" në interpretim të DIA. Ju urojmë minuta të..

botuar më 25-10-02 3.00.MD