9916 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Ato janë me 2483 më pak se një ditë më parë. 76.4 për qind e pacientëve të rinj nuk janë të imunizuar. Më shumë se 26 për qind e 37 587 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktiv u rrit me 5302 në 222 161. Në spitale u pranuan 624 pacientë, 83.6 për qind e të cilëve nuk kanë vaksina. Në spital trajtohen 5372 pacientë. 519 persona janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit 70 njerëz vdiqën me Covid të konfirmuar. 60 prej të vdekurve nuk kishin një kurs të përfunduar imunizimi. Të shëruarit janë 4814.
Të mërkurën u dhanë 11 873 vaksina. Me imunizimin e përfunduar janë
1 983 763 persona. Prej tyre, 588 403 kanë një dozë të tretë përforcuese.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..