"Bullgarët në Ukrainë janë të rëndësishëm për ne," tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një konferencë në Ministrinë e Jashtme, ku prezantoi temat aktuale në agjendën ndërkombëtare. Sipas Gençovskës, Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të përditshëm me ambasadën tonë dhe konsullatën tonë të përgjithshme në Ukrainë dhe deri më tani nuk ka asnjë kërkesë për evakuim. Ministri i Punëve të Jashtme shtoi se kjo çështje është diskutuar edhe me partnerët tanë nga vendet e BE-së dhe NATO-s si një mundësi që ata të ofrojnë logjistikë nëse është e nevojshme. Në të njëjtën kohë, në rast nevoje, duhet të shkojmë për të evakuuar njerëzit tanë, tha Ministrja Gençovska.
Ajo shtoi se së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Stefan Janev kanë biseduar për këto plane, si dhe për mundësinë për a bërë këtë lloj evakuimi me forcat dhe mjetet tona. Ministrja Gençovska komentoi edhe mundësinë që ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së së shpejti ta vizitojnë Kievin, si vazhdimësi e përpjekjeve diplomatike evropiane për uljen e tensioneve.Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..
Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..