Ju prezantojmë këngën e re "Drita" të Kirill Mariçkovit dhe të “Fondacijata” (“Fondacioni”), një nga grupet e preferuara që ka mbledhur emra yjesh nga skena bullgare e rock-ut.
“Nata e ka mbuluar tokën, nata jashtë dhe brenda meje. Dikush e fshehu dritën në një re të zezë… Një frymë delikate është liria, e mbjellë në qetësinë time personale...”
Teksti i bukur është shkruar nga Dobrin Vekillov – Doni, i cili është dhe një prej interpretuesve të këngës. Muzika dhe aranzhimi janë të Kirill Mariçkovit. Brenda një kohe shumë të shkurtër kënga arriti në vendin e katërt të renditjes muzikore TOP 20 të BNR-së.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA