Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia, Qiproja dhe Izraeli lidhen me një sistem të furnizimit të energjisë elektrike

BE lëshoi 657 milion euro për projektin EuroAsia Interconnector. Në sajë të tij do të lidhen rrjetet e furnizimit të energjisë elektrike të Qipros, Greqisë dhe Izraelit nëpërmjet një kabllo nënujore. “Me lidhjen e energjisë elektrikeEuroAsia Qiproja po merr një përparësi gjeopolitike. Kjo lidhje është një hap i rëndësishëm në zgjedhjen strategjike të tri vendeve dhe përmirëson objektivat energjetike të rajonit, duke i dhënë fund izolimit energjetik të Qipros”, theksohet në motivet për vendimin e Brukselit. Nga gjatësia e përgjithshme nga 1208 km e kabllos 898 km do të kalojnë nga fundi i Detit Mesdhe. Në disa vende thellësia do të jetë rekord nga 3000 m. Linja e energjisë elektrike do të ketë një kapacitet 1000 MW me mundësi zgjerimi deri në 2000 MW dhe do të kushtojë 1.57 miliardë euro. Ndërtimi fillon në vitin 2022 dhe do të përfundojë në vitin 2025. Ministrja e Energjetikës e Qipros Natasa Pilides tha, se granti i BE-së do të lejojë fillimin e ndërtimit.

Vota e mosbesimit ndaj qeverisë greke për stuhinë “Elpida”

Partia opozitare SIRIZA paraqiti në parlament votë mosbesimi ndaj qeverisë greke për shkak të përballimit të keq të stuhisë së borës, e cila sulmoi Greqisë, njofton gazeta „Каthimerini“. Debatet treditore rreth dorëheqjes së kërkuar fillojnë më 28 janar dhe do të përfundojnë me votim më 30 janar në mbrëmje. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u kërkoi falje njerëzve të bllokuar në rrugë, si dhe atyre të prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike. Autoritetet kërkuan nga kompania koncesionere e unazës kryesore të Athinës “Atiki Odos” për të paguar 2000 euro dëmshpërblim për secilën nga makinat e bllokuara në dëborë. U njoftua edhe dëmshpërblim prej 1000 eurosh për rreth 400 pasagjerë në tren. Ata u detyruan të prisnin me orë të tëra për të hapur linjen hekurudhore.

Beogradi dhe Zagrebi po debatojnë për trashëgiminë e bibliotekës së Dubrovnikut

Serbia do të mbajë pasojat e vjedhjes së trashëgimisë kulturore të Kroacisë në bisedimet e pranimit në BE. Këtë e paralajmëroi Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grlić-Radman, njoftoi televizioni HRT. Përvetësimi i trashëgimisë kulturore të huaj është skandaloz, por i përshtatet qartë politikës hegjemoniste të së ashtuquajtur “Bota Serbe”, tha ministri në Pula, ku bashkë me homologun e tij grek Nikolaos Dendias po marrin pjesë në një konferencë mbi të ardhmen e BE. Më 23 dhjetor 2021, në Serbi u miratua Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Akti shkaktoi kritika të ashpra nga zyrtarët dhe institucionet kroate për përfshirjen e bibliotekave të vjetra dhe të rralla të Dubrovnikut si trashëgimi kulturore i Serbisë. Sipas Beogradit, materialet deri në vitin 1867 “i përkasin si kulturës serbe ashtu edhe asaj kroate”.

Bukureshti kërcënohet të mbetet pa vendgrumbullim të mbetjeve

Kryeqyteti rumun është në prag të një krize të paprecedentë mbeturinash, informon televizioni DIGI24. Nga 3 vendgrumbullime të mbetjeve në Bukuresht, 2 janë të mbyllura dhe e treta është e plotë. Vidra është vendi i vetëm, ku Bukureshti dhe rrethi fqinjë Ilfovul mund të hedhin plehrat. Problemi është se ky “bastion i fundit i plehrave” është më shumë se 20 vjeç, pothuajse i mbushur dhe mund të mbyllet në çdo kohë, komentoi drejtori i kompanisë së pastrimit të kryeqytetit Dan Ceausescu dhe shpjegoi se Bukureshti po qëndron mbi një bombë me sahat. Nuk ka zgjidhje të menjëhershme, është e pamundur që kryeqyteti të shmangë krizën e plehrave, sepse ndërtimi i një fabrike të re përpunimi do të zgjasë të paktën 3 vjet, pranoi Ministri i Mjedisit Barna Tanczos.

Patriarkana Serbe beson se qeveria malazeze do të bjerë

Patriarku serb Porfirije nuk ka gjasa të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore ndërmjet qeverisë malazeze dhe Kishës Ortodokse Serbe, pasi mendon se qeveria do të bjerë shumë shpejt. Sipas së përditshmes malazeze “Viesti”, Zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviç tha në një takim me patrikun e Beogradit se ai është i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore dhe se ajo duhet të jetë në interes të të dyja palëve. Por sipas medias, Porfirije u përgjigj se Kisha Ortodokse Serbe nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje me qeverinë aktuale malazeze, “sepse beson se ajo do të bjerë dhe se përfundimi i mundshëm i Marrëveshjes Themelore mund të sfidohet dhe të mos ketë legjitimitet”.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, arkiv

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD