Sofja do të jetë mikpritëse e Konferencës Evropiane të Xhazit organizuar nga Rrjeti Evropian i Xhazit dhe Asociacioni i Operatorëve Evropianë të Xhazit. “Ky forum koordinon festivalet, klubet, institucionet kulturore të cilat kujdesen për zhvillimin e muzikës xhaz”, tha për BNR - Radio Sofja organizatori Petër Dimitrov nga Fondacioni “A të Z”. Tashmë filloi përzgjedhja e projekteve bullgare, të cilat do të prezantohen para elitës së xhazit evropian.
Forumi do të bashkojë mbi 500 ekspertë ndërkombëtarë - drejtorë festivalesh dhe programesh, gazetarë muzikorë etj. “Kemi shumë për të dhënë, por duhet të jetë e prezantuar mirë”, tha Petër Dimitrov.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..