10 151 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 77 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 24 për qind e 42 246 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 4913 në 244 233. Të sapo pranuarit në spitale janë 1017 të infektuar. 88 për qind e tyre nuk kanë vaksina. 5705 pacientë trajtohen në spitale. 506 janë në terapi intensive.
158 persona me Covid të konfirmuar u raportuan të vdekur në 24 orët e fundit. 139 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 5080 të sëmurë u shëruan.
Të hënën u dhanë 7975 vaksina. Njerëzit me një cikël të përfunduar imunizimi u rritën me 2955 veta në 1 996 484.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..