"Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i ligatinave të kripura në rajonin e Detit të Zi dhe Mesdheut" është tema e një webinari ndërkombëtar të organizuar sot nga Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.
Në aktivitetin kushtuar Ditës Botërore të Ligatinave, pjesëmarrës nga tetë vende evropiane do të ndajnë përvojën e tyre të grumbulluar në kriporet dhe projektet mbi të cilat po punojnë - laguna bregdetare Liqeni Atanasovsko, “Poda” dhe Liqeni Pomorijsko në Bullgari, Narta Salina (Shqipëri), Camargue ( Franca), Cadiz (Spanjë), Ulqini (Mali i Zi), nga Portugalia, Greqia dhe Qiproja.
Bullgaria është ndër vendet e para që iu bashkua Konventës së Ramsarit, e nënshkruar më 2 shkurt 1971 në qytetin iranian Ramsar. Dokumenti fokusohet në përdorimin dhe mbrojtjen e kujdesshme të ligatinave, të cilat luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e biodiversitetit dhe klimës.
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..