“Certifikata e gjelbër do të duhet edhe për një muaj tjetër”, tha për Nova TV Prof. Radka Argirova, këshilltare e kryeministrit mbi çështjet e Covid-19. Sipas saj, kulmi i valës së pestë do të arrihet te datat 8-10 shkurt. “Kur zvogëlohet numri i të infektuarve, do të ulet edhe incidenca, dhe rrjedhimisht treguesi me të cilin vendosim se çfarë të bëjmë - numri i shtretërve të kujdesit intensiv”, tha Prof. Radka Argirova. Kur jo më shumë se 100-130 prej shtretërve të kujdesit intensiv janë të zëna, do të hiqet certifikata e gjelbër, ishte kategorike ajo. Sipas saj, njoftimi për heqjen e dokumentit u koordinua me Kryeministrin Kirill Petkov.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..