Kryeministri Kirill Petkov zhvilloi një video-bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Të dy diskutuan zhvillimet aktuale në lidhje me akumulimin e vazhdueshëm të trupave ruse në kufirin me Ukrainën. U nda mendimi se përpjekjet diplomatike për deeskalim duhet të vazhdojnë, por në të njëjtën kohë Aleanca duhet të përgatitet për një përkeqësim të mundshëm të situatës.
Petkov e informoi Sekretarin e Përgjithshëm për vendimin e qeverisë për të kontribuar në mbrojtjen kolektive duke formuar një grup luftarak batalioni bullgar, me mundësinë e plotësimit të deficiteve nga vendet anëtare, nëse është e nevojshme. Gjatë bisedës u rikonfirmua parimi kryesor në NATO - çdo vendim duhet të mbështetet nga shoqëria dhe qeveria e shtetit anëtar përkatës.
Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..
Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj, bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..
Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të..