9152 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 11 443 një ditë më parë. 75.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 26.2 për qind e 35 040 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 4606 veta në 255 422. Në spitale u shtruan 797 persona të infektuar. 84.6 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar u rrit me 128 në 5917. Në terapi intensive janë 565 të infektuar.
Në 24 orët e fundit 87 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 75 nga të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. 4578 janë të shëruarit.
Të mërkurën u dhanë 8 570 vaksina. Personat me një cikël të përfunduar imunizimi kaluan 2 milionë dhe tani janë 2 003 025. Me dozën e tretë janë 620 413 persona.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..