Komisioni i përbashkët mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Çështjet Historike duhet të punojë, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme pas një bisede telefonike të ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut - Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani.
Ministrat ndajnë bindjen se Komisioni për Çështjet Historike dhe Arsimore mbetet thelbësor për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai është një element shumë i rëndësishëm i zbatimit të Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, me qëllim tejkalimin e stereotipeve nga e kaluara, njofton qendra e shtypit e Ministrisë.
Qëndrimi është me rastin e deklaratës së bashkëkryetarit maqedonas prof. Dragi Georgiev se komisioni duhet të ndërpresë përkohësisht punën e tij.Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..