Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti u uroi suksese olimpistëve bullgarë

Foto: ЕPA/BGNES

Kreu i shtetit Rumen Radev u dërgoi një mesazh sportistëve bullgarë në Lojërat Olimpike Dimërore. "Që nga sot bota është sërish një Olimpiadë dhe u uroj sportistëve bullgarë një paraqitje të suksesshme në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Pjesëmarrja e tyre në këtë forum botëror është një arritje e lartë dhe një rast për kënaqësi personale. Kjo është një mundësi e madhe që flamuri kombëtar të valëvitet në Lojërat Olimpike dhe të na bashkojë me shpresën për një paraqitje të denjë të sportistëve tanë”, ka shkruar Radev në Facebook.

"Le të bëhet sporti një frymëzim dhe motivim për gjithnjë e më shumë fëmijë bullgarë që të rizbulojnë fuqinë e tij për formimin e karakterit dhe aftësive të tyre," uroi presidenti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..

botuar më 25-09-24 1.30.MD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit

Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..

botuar më 25-09-23 5.55.PD

Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit

Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..

botuar më 25-09-22 2.57.MD