Gazi natyror do të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit në Evropën Juglindore dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në tranzicionin e shpejtë të energjisë. Këtë e deklaroi Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov para pjesëmarrësve në takimin e 8-të ministror të Këshillit Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit në Baku. Nikollov theksoi rolin e Korridorit Jugor të Gazit për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me gaz natyror në vendet evropiane. Furnizimet e qëndrueshme nga partneri ynë strategjik Azerbajxhan janë faktor kyç në zbutjen e efekteve negative në ekonomi të shkaktuara nga çmimet e larta të energjisë, tha ministri Nikollov. Sipas tij, në këtë kontekst Bullgaria është e interesuar të marrë sasi shtesë nga Azerbajxhani.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..