Në qytetin Bllagoevgrad të Bullgarisë Veriperëndimore me rastin e 150 vjetorit të lindjes së revolucionarit dhe ideolog Goce Dellçev u mbajt një procesion dhe ritual solemn me pjesëmarrjen e Presidentit Rumen Radev dhe Kryeministrit Kirill Petkov. “Sot, 150 vjet pas lindjes së Goce Dellçevit, si në Bullgari ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut e adhurojmë kujtimin e tij. Së bashku e nderojmë, ashtu siç do të dëshironte vetë Dellçevi, sepse gjatë jetës së tij ai mblidhte, bashkonte dhe luftonte kundër ndarjes dhe dobësive tona të përbashkëta.” Këtë e theksoi presidenti në fjalën e tij në kujtim të revolucionarit që ia kushtoi jetën çlirimit të Maqedonisë dhe Edrenesë.
Në kuadrin e vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska bëri homazhe dhe vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës së “Shpëtimtarit të Shenjtë” në Shkup. Arsyeja e kësaj vizite është shënimi i 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Ministrja Gençovska asistoi edhe në hapjen e ekspozitës "Ikonat çudibërëse dhe lipsanet e shenjta të Ballkanit” në Institutin Kulturor Bullgar dhe u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.
Zgjedhjet e fundit u zhvilluan nën hijen e dezinformimit të Kremlinit, i cili është një nga mjetet kryesore për ndikim në proceset e brendshme politike në vendin tonë, deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në tryezën e..
“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që..
Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë..
PP-DB dyshoi në mundësinë e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri. Në një konferencë në parlament, bashkëkryetari i..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të..
Në Bullgari, numri i njerëzve që vdesin nga goditjet në tru është katër herë më i lartë se në vendet e tjera të BE-së, sipas një raporti të..