21 organizata bullgarësh nga 11 vende po aplikojnë për financim nga shteti bullgar për hapjen e shkollave të fundjavës jashtë vendit (të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”). Shumica janë nga Britania e Madhe - 6, ka organizata nga Gjermania, Shqipëria, Italia, Spanja, Franca, Holanda, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur Ministria e Arsimit.
373 janë shkollat bullgare të së dielës gjatë vitit 2022. Atje mësojnë mbi 35 000 fëmijë në 43 vende në 6 kontinente. Në 12 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat e së dielës është rritur pothuajse 10 herë. 7.5 milionë euro është buxheti i parashikuar nga shteti për shkollat e së dielës.
Për herë të parë këtë vit do të përgatiten programe trajnimi për fëmijët e moshës parashkollore në shkollat bullgare të së dielës dhe materialet përkatëse elektronike."Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të..