Të martën me erë mesatare dhe të fortë veriperëndimore do të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2 gradë, për Sofjen rreth minus 2. Gjatë ditës reshjet nga perëndimi në lindje do të ndalojnë, më së voni në mbrëmje në juglindje. Mbi Bullgarinë Perëndimore vranësirat pasdite do të zvogëlohen deri në mot me diell në disa vende. Në lindje do të mbajë vranësira. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, në Sofje deri në 4 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe borë të lagësht deri në mesditë dhe me erë të fortë veriore.
Në male do të bjerë borë dhe në zonat e ulëta do të bjerë shi ose borë e lagësht. Ka kushte për stuhi dhe stuhi bore. Temperatura në 1200 m do të jetë rreth minus 3 °, në 2000 m minus 10.
Të mërkurën moti do të mbetet i pandryshuar, me reshje vetëm në zonat malore në Bullgarinë Perëndimore.Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..