Presidenti Rumen Radev e cilësoi si shantazh institucional marrjen në pyetje të Kryeministrit Kirill Petkov në Prokurori. Kreu i shtetit tha se pret që liderët e partive në koalicion të qëndrojnë fort pas Kryeministrit në situatën aktuale. Sipas Radevit, është iluzion të mendosh se demokracia dhe shteti i së drejtës do të rikthehen papritur, sepse procesi është i vështirë dhe gabimet dhe zhgënjimet janë të pashmangshme, për këtë ka nevojë për më shumë kohë. Sipas tij, ka bashkëpunim konstruktiv mes Presidencës dhe pushtetit ekzekutiv, por institucioni presidencial pret që kabineti të jetë shumë më i hapur, transparent dhe më parimor në punën e tij për të larguar çdo dyshim për vendimet dhe veprimet në prapaskenë.
Kryeministri Kirill Petkov ishte thirrur në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit. Ai u thirr në lidhje me deklaratat e tij se në Bullgari ka rreth 20 persona, të cilët sipas tij janë në themel të krimit ekonomik dhe kriminal, por Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë.Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..