Krijimi i një familje të bashkuar është një hap i rëndësishëm në jetën e njeriut dhe zbatimi i saj kërkon kohë dhe zgjedhje të vetëdijshme. Për të inkurajuar çiftet në rrugën e krijimit të një familjeje të suksesshme, Java e Martesës mbahet në vendin tonë prej 11 vitesh. Shumë profesionistë të shëndetit familjar janë të përfshirë në ndihmën e familjeve me këshilla dhe iniciativa.Ngjarja është ndërkombëtare dhe mbulon 25 vende nga data 7 deri më 14 shkurt.
Vështirësitë në marrëdhëniet e përbashkëta janë për shkak të faktorëve mbi të cilët mund të ndikojmë dhe të tjerëve - që janë jashtë kontrollit tonë. Në këto të fundit mund të përfshijmë dhe epideminë nga Covid-19 - tanimë 2 vjet ajo është një pjesë e jetës sonë, pothuajse si në një martesë. Paraqitja e virusit nxori në dukje probleme të shumta të pazgjidhura në familje dhe në përgjithësi në marrëdhëniet njerëzore dhe i detyroi njerëzit t’i kushtojnë një vëmendje vetes, shëndetit psikik dhe rezistencës.
Sipas terapistes familjare Dinka Koleva epidemia është një krizë në nivel kolektiv që çdo anëtar i shoqërisë e përjeton në mënyrë të ndryshme.
“Kjo krizë është shumë më e rëndë për njerëzit, të cilët tanimë kanë përjetuar humbje - të njerëzve të afërt, të punës, dhe kjo nuk ka sesi të mos të ndikojë mbi çiftin - thotë ajo. Pavarësisht nga kriza, të cilën po e përjetojmë, është me rëndësi të jemi të hapur dhe të mundohemi të kuptojmë, kur partneri ynë kalon përmes një situatë të vet të ndërlikuar të brendshme. Është mirë po kështu të përqendrohemi mbi gjërat në dispozicion, përmirësimi i të cilëve varet prej nesh dhe është në bazë të forcave tona.”
Një shembull i ngjashëm është kujdesi për fëmijët, të cilët janë bërë viktimë të kufizimeve kundër epidemisë. Arsimi online i privoi nga kontakti i drejtpërdrejtë me bashkënxënësit e tyre dhe shokët dhe largimi dhe tjetërsimi ndikoi negativisht mbi psikikën e tyre. Pikërisht këtu roli i prindërve është përcaktues, është kategorike Dinka Koleva.
“Shumë i rëndësishëm është shembulli personal i prindit - thekson terapistja. Nëse ai i përballon me dinjitet sfidat e jetës, kjo e kthen atë në një hero për fëmijën dhe ai i percepton cilësitë e tij me shpejt dhe më lehtë, sesa përmes llojeve të tjera të rekomandimeve apo këshillave. Është me rëndësi po kështu që fëmijët të mësohen të njohin ndjenjat e veta, të mund t’i kontrollojnë dhe të transformojnë ato negativet në diçka konstruktive. Një prej tyre është agresioni.”
Kurse ai është një energji jetike, sqaron Dinka Koleva:
“Nëse njeriu ka metoda të veta ose hobi, përmes të cilave të mund ta kontrollojë, ai mund të reagojë në mënyrë shumë më të balancuar në rast konflikti në shtëpi.”
Jo rastësisht rastet e një dhune familjare po rriten dhe vëllimi i tyre u llogarit shumë shpejt pas futjes së bllokimit të parë kombëtar më 13 mars 2020. Mbi 3 mijë sinjale për vitin qenë dhënë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa gjatë vitit të kaluar afro 90 veta në ditë kanë kërkuar ndihmë në numrin e urgjencës 112.
Pamundësia e njerëzve të ndërtojnë marrëdhënie stabile dhe afatgjata po kështu është një nga sfidat përpara çifteve dhe familjeve në ditët tona. Por dhe këtu ka një qëndrim punues:
“Për të hyrë në një marrëdhënie të kënaqshme dhe të pjekur, është e rëndësishme që fillimisht të ndërtojmë një marrëdhënie të tillë të ngjashme me veten tonë - të njihemi dhe të zhvillojmë anët tona të forta, të evitojmë frikësimet tona si dhe mangësitë. Është me rëndësi po kështu që të mësohemi të jemi të lumtur madje dhe në momente, kur nuk jemi në një lidhje. Gracka, në të cilën bien më shpesh njerëzit, është ajo e pritjeve të mëdha për lumturi me çdo kusht dhe mendimi se pikërisht lidhja do tua sigurojë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pixabay, EPA/BGNES, arkiv personal
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..