Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rifillojnë fluturimet mes Sofjes dhe Shkupit

| rinovuar më 22-02-11 3.54.MD
Foto: BGNES

Fluturimi i parë me linjën ajrore të rinovuar Sofje-Shkup zgjati 30 minuta. "Ne jemi të bindur se linja ajrore do të jetë vetëm mjeti që njerëzit që punojnë në sferën e turizmit të kenë më shumë mundësi dhe më shumë fitime” - tha Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev pas fluturimit. Ne duhet t'i zhvillojmë marrëdhëniet tona ekonomike në një mënyrë të re, në mënyrë që të dyja palët të përfitojnë dhe të gëzohen. Fakti që në delegacionin tonë është edhe Ministri i Turizmit flet për angazhimin serioz të Bullgarisë, shtoi Sëbev.

Përfaqësuesit bullgarë dhe maqedonas të industrisë së turizmit kanë filluar diskutime në Shkup për mundësitë e shfrytëzimit të linjës ajrore të rinovuar, e cila u mbyll 10 vjet më parë për shkak të mosrentabilitetit.

Linja e re ajrore midis Sofjes dhe Shkupit do të nisë më 27 mars, sipas Ministrit të Transportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bllagoj Boçvarski. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, po zhvillohen bisedime për fluturime dy herë në javë dhe në këtë linjë duhet të përfshihet edhe një lidhje me Tiranën.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD

Komisioneri i BE-së për Bujqësinë shpjegoi vaksinimin e kafshëve si mjetin e fundit

Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..

botuar më 25-10-10 1.34.MD