Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamporovo përsëri fton skiatorët në një festë dimërore

Foto: smolyannews.com

Adhuruesit e sporteve të bardha përsëri kanë shkak për të festuar. Më 12 shkurt  vendpushimi malor Pamporovo organizon Winter Fest Pamporovo me shumë muzikë, dëfrime dhe lojëra me dëborë. Aktualisht kushtet për ski në Pamporovo janë të shkëlqyera, janë hapur 12 pista, të shërbyera nga 11 pajisje teleferiku. Hareja e dëborës fillon që nga ora 11:00 me DJ set, kurse skiatorët më të vegjël dhe snowboarders më të rinj kanë shumë aventura dhe lojëra përpara tyre. Edicioni i ardhshëm i Winter Fest Pamporovo është parashikuar për 3 marsin.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verë dhe dashuri në Luginën e Strumës

Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..

botuar më 25-02-14 7.30.PD

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..

botuar më 25-02-02 8.30.PD

120 vjet nga ngjitja e parë dimërore e majës Çerni Vrëh në Vitosha

Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..

botuar më 25-01-31 8.15.PD