Në muzeun historik në qytetin Ruse renditën një ekspozitë udhëtuese “Monumentet Bullgare nën mbrojtjen e UNESKO-s”. Panelet zbulojnë 7 objekte, të cilat prezantojnë trashëgiminë kulturore të Bullgarisë, dy - të trashëgimisë kulturore dhe një objekt serie, në të cilin merr pjesë dhe Bullgaria.
Vizitorët mund të shijojnë pamje të pyjeve shekullore të ahut të rezervateve në Parkun Kombëtar të ”Ballkanit Qendror” si pjesë e një objekti në seri të UNESKO-s - "Pyjet e vjetra dhe shekullore të ahut të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Evropës". Janë prezantuar manastiret shkëmbore Ivanovski, rezervati natyror “Srebërna”, varreza në Sveshtarovo, kalorësi i Madarës, parku kombëtar “Pirin”, kisha e Bojanës, varreza e Kazanllëkut, qyteti i lashtë Nesebër dhe Manastiri i Rillës.Imazhet janë fotografi profesionale artistike dhe një tekst tre gjuhësor, ku pjesa më e madhe e fotografive janë të fotografit Ivo Haxhimishev
Ekspozita është e prezantuar tanimë në Paris, Tunizi, Podgoricë, Kotor, Plovdiv, Sofje dhe Kazanllëk. Kopje të përgatitura ka për në Gjermani dhe Kroaci.
Projekti është i realizuar nga Instituti Shtetëror Kulturor dhe me përkrahjen e Komisionit Kombëtar për UNESKO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në lidhje me 65 vjetorin e shënuar gjatë vitit 2021 nga anëtarësia bullgare në UNESKO dhe 75 vjet nga themelimi i organizatës.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..