Në fshtin Makariopollsko, rrethi i Tërgovishtes, festojnë sipas stilit të vjetër ditën e Trifonit, të konsideruar për festë të vreshtarëve dhe të verë bërësve, informoi BTA. Në fshatin e njohur për vreshtat e tij, vendasit organizojnë degustim të verës dhe të mezeve të përgatitura vetë, por përpara kësaj sipas traditës së vjetër do të krasisin vreshtat. Pavarësisht dhe të pakësuara për nga sipërfaqja gjatë viteve të fundit, për vreshtat akoma kujdesen pronarë të mirë, të cilët më shpesh risin kaberne, por ka dhe entuziasë, të cilët bëjnë dhe verë të bardha dhe roze. Organizator i festës është Vatra e Kulturës “Minço Ivanov-1912”.
Para dreke më 14 shkurt banuesit dhe miqtë do të mblidhen rreth vreshtave, në hyrje të fshatit, ku do të rikrijohet tradita krasitja e vreshtave, pas së cilës do të fillojë dhe gara tradicionale për një prodhues më të mirë të verës, e cila organizohet për vit të radhës. Çdo një pjesëmarrës duhet të paraqesë verë nga rendimenti i vitit 2021. Për gjendjen e mirë shpirtërore është kujdesur grupi folklorik pranë vatrës së kulturës, i cili do të përshëndesë pjesëmarrësit dhe miqtë me këngë të zgjedhura, kushtuar festës. Për herë të parë do të ketë dhe ekspozitë “Mezeja e gjyshit”, në të cilën banorët vendas do të tregojnë mjeshtëritë e tyre të kulinarisë gjatë prodhimit të delikatesave shtëpiake prej mishi. Recetat më të preferuara janë për sallo të bërë në shtëpi dhe llukanik me mish viçi. Dhe meqenëse çdo një ka sekretin e vet për shijen, organizatorët kanë vënë kusht, pjesëmarrësit të shoqërojnë delikatesat shtëpiake me recetë për ekspozitën.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..