Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një delegacion ekonomik bullgar është për vizitë në Shtetet e Bashkuara

Godina e Shtëpisë së Bardhë në SHBA
Foto: EPA/BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev, së bashku me Ministrin e Energjetikës Aleksandër Nikollov dhe menaxherët nga Centrali Atomik “Kozlloduj”, “Bullgargaz” dhe “Bullgartransgaz” janë për vizitë në Uashington.

Ata do të kenë takime në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Departamentet e Tregtisë dhe të Energjetikës, Agjencitë e Financimit të Zhvillimit, Zhvillimit dhe Tregtisë, Bankën e Eksport-Importit të SHBA-së dhe të tjerë.

Do të diskutohet për energjinë, teknologjitë dhe ndryshimet klimatike.

Është planifikuar një takim me biznesin amerikan, i organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bullgari, si dhe me Shoqatën Amerikane të Biznesit për Evropën Qendrore dhe Institutin e Energjetikës Bërthamore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..

botuar më 25-10-27 2.33.MD
Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro

Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..

botuar më 25-10-27 1.41.MD