Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i thirrur nga Presidenti për nesër, 15 shkurtin, duhet të dalë me garanci për mbrojtjen e komunitetit bullgar në Ukrainë në rast të përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit ushtarak. Këtë e deklaroi në Suhindoll Nënpresidentja Ilijana Jotova, ku mori pjesë në krasitjen rituale të vreshtave me rastin e Ditës së Trifon Zarezanit, festës së verës dhe vreshtarëve që shënohet më 14 shkurt.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë është diaspora jonë më e madhe historike jashtë vendit. Në rast konflikti, ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të bëhen refugjatë. Ne duhet të jemi gati në këtë moment dhe shteti bullgar duhet të ofrojë kushtet më të mira”, tha Nënpresidentja Jotova. Informacioni është i korrespondentes së BNR, Zdravka Masljankova.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..