Shteti duhet të gjejë mënyra për të subvencionuar vreshtarët, në rast të kundërt janë të mundshme falimentime dhe protesta. Këtë e bëri të ditur kryetari i Dhomës Kombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, Jordan Çorbaxhijski në fshatin Elenovo të rrethit të Nova Zagorës, pas ritualit të prerjes së vreshtave me rastin e 14 shkurtit, Ditës së Trifon Zarezanit.
Në mesin e atyre që morën pjesë në ritual ishin Nënkryetarja e Kuvendit Popullor Iva Miteva, investitori i madh italian në Bullgari Edoardo Miroglio, kryetarë bashkie, etj., njoftoi korrespondenti i BNR Stojan Radev.
Vreshtarët këmbëngulin që subvencioni për një dynym vresht të jepet pasi të paraqitet një dokument që prodhimi i është shitur një prodhuesi të licencuar të verës dhe vetë subvencioni duhet të jetë së paku 300 leva / 154 euro / në vend të 15 eurove aktuale për një dynym vresht. Vetëm në këtë mënyrë, sipas vreshtarëve, do të monitorohet rruga e rrushit dhe do të kufizohet ekonomia zezë. Për momentin në buxhetin e ri nuk parashikohen mjete për vreshtarët.
Vetëm në vitin 2021, për shkak të mungesës së politikës ndaj sektorit të vreshtarisë në vend, janë asgjësuar 20 mijë dynymë vreshta.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..