6130 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 77.3% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 17.3% e 35 342 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1483 në 256 767 veta. Në spitale u shtruan 939 pacientë të infektuar. 86% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë në 5954. Në repartet e terapisë intensive janë shtruar 605 persona.
Numri të vdekurve me Covid-19 është i lartë - 187. 158 nga ata nuk kanë qenë të vaksinuar. Të shëruarit janë më shumë nga të sapoinfektuarit – 7426 veta.
Të hënën janë dhënë 3813 vaksina. Duke marrë parasysh faktin se shumica e të imunizuarve kanë marrë një dozë të dytë, ose të tretë, mund të themi se imunizimi në vend është pothuajse i ndalur.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..