Afro 500 000 nxënës u kthyen në shkollë këtë javë. Kjo është mbi 72% prej të gjithë nxënësve në vend, njoftoi Ministria e Arsimit. Ministria vë në dukje se kjo u detyrohet masave anti-epidemike në disa zona. Nxënësit e tjerë po vazhdojnë t’i zhvillojnë mësimet e tyre në një mjedis elektronik nga larg. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, 9,62% e nxënësve të shkollave të mesme janë të vaksinuar plotësisht dhe 17,46% e nxënësve të klasave V deri në XII janë përballur me Covid-19 në gjashtë muajt e fundit. Deri në prill të këtij viti janë siguruar teste antigjeni për të kontrolluar nxënësit një herë në javë.
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..