Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi organik duke përdorur teknologji inovative bëhet çelësi i suksesit i një kompanie bujqësore vendase

Foto: Facebook/EcomaatBulgaria

Ndërtimi i një biznesi të suksesshëm me prodhimin e mallrave të dobishme për shëndetin e njeriut është një sfidë në botën e sotme moderne.Nga njëra anë, konkurrenca në këtë treg ende të veçantë në disa vende është e madhe. Por, nga ana tjetër, interesi i klientëve ndaj produkteve natyrale dhe ushqimeve të pastra, bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Bashkatdhetari ynë Atanas Krëçmarov tanimë njeh çdo lloje pabarazie, provë dhe gabim në këtë rrugë, nëpër të cilën po ecën bashkë me familjen e tij tanimë 21 vjet. Prodhim, në të cilin ata investojnë kujdese të shumta të përditshme, vendoset në mënyrë komode dhe të përshtatshme në një segment të ekonomisë, që është kthyer në një markë të ruajtur për Bullgarinë -nxjerrja e vajrave esenciale dhe ekstrakteve të tyre për përdorim në industrinë kozmetike.


Vendi ynë është një nga prodhuesit kryesorë të bimëve në Evropë.Çdo vit pikat e specializuara në vendin tonë grumbullojnë dhe përpunojnë nga 15,000 deri në 17,000 ton bimë mjekësore dhe sipas Shoqatës së Herbalistëve në vendin tonë, 80% e prodhimit të tyre eksportohet në tregje si Zvicra, Italia, Franca, Spanja, Polonia, Republika Çeke, SHBA dhe Azia.

Mbase tani bëni pyetjen se cilat janë sekretet e procesit prodhues të prodhimit të sipërmarrësve vendas, heronjtë e kësaj historie?Më i madhi është futja e një sistemi të veçantë që Atanasi dhe familja e tij e importojnë nga Holanda.


“Teknologjia, mbi të cilën po punojmë ekziston prej të paktën 30 vjetëve. Por, akoma nuk është imponuar në industri, meqenëse është jashtëzakonisht e shtrenjtë si aparaturë dhe zgjidhje teknologjike. Na lejon që të prodhojmë ekstrakte prej bimëve, të cilat me teknologjitë ekzistuese deri në këtë moment, nuk mund të nxirren - sqaron  Atanas Krëçmarov.

E gjithë kjo i jep sipërmarrësit besimin se investon në kozmetikën dhe në produkte ushqimore  dhe esenca krejtësisht të padëmshme për shëndetit e njeriut.

Që nga vet krijimi, kompania familjare aplikon për një financim në bazë të programeve të ndryshme evropiane.

“Me para nga programi SAPARD përfunduam distilerinë tonë për nxjerrjen e vajrave eterike. U shfrytëzuam nga këto programe dhe për zbatimin në prodhim të sistemit teknologjik të importuar nga Holanda, për blerjen e pajisjeve dhe praktikave të tjera bujqësore”, thotë Atanas Krëçmarov.


Projekti mbi të cilin po punojnë në këtë moment, përfshin 17 partnerë prej 11 shteteve, të financuar në bazë të programit “Horizont 2020” dhe është me një vlerë të madhe për të ardhmen e industrisë kozmetike.

“Qëllimi i tij është krijimi i  përbërësve novatorë për kozmetikë të bazuar në lëndë të para bimoreShpresojmë se do të mund të kultivojë barbarozë të egër, jargavan etj. Provat dhe certifikimi i përbërëses së re do të vazhdojnë 4 vjet, kurse pas kësaj ne duhet të ofrojmë përfshirjen e tij në produktet kozmetike në të gjithë Evropën dhe botën."


Mbase nuk ka ndonjë sipërmarrës ose prodhues tek ne, biznesi i të cilit të mos të jetë prekur nga rritja e konsiderueshme e çmimeve të energjisë elektrike. Atanas Krëçmarov dhe familja e tij po kështu nuk janë përjashtim. Të paktën deri tani puna e ekipit të tij prej 25 vetave  nuk është e rrezikuar. Krahas me ekstraktet, vazhdon prodhimi i një shtese ushqimore, e cila përmban vajë trëndafili. Vetitë e tij të shumta të dobishme e bëjnë të rekomandueshme në rast problemesh të veshkave dhe mëlçisë, si dhe për të përmirësuar ekuilibrin hormonal.

Tregu në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë reagon jashtëzakonisht mirë mbi paraqitjen e tij dhe në këtë moment produkti është mes me të kërkuarve në të dyja shtetet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/EcomaatBulgaria




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD