Qeveria e Kirill Petkovit startoi me 35 për qind vlerësime pozitive kundrejt 23 për qind – negative, duke u bërë kabineti i parë që nga viti 2009 (nga qeveria e parë e GERB-it) me vlerësimin fillestar pozitiv. Këtë e tregon një sondazh i Agjencisë Sociologjike “Alfa Risërç” bërë në periudhën 6-14 shkurt.
Megjithatë në aspektin e politikës së brendshme hapat e ndërmarrë deri tashti për një qëndrim të ri në menaxhim vlerësohen në mënyrë skeptike. 41 për qind e të anketuarve mendojnë se qeveria përbëhet kryesisht nga njerëz të cilët nuk e njohin mirë sferën të cilën e menaxhojnë.
Presidenti Rumen Radev fillon mandatin e tij të dytë me 51 për qind besim kundrejt 23 për qind mosbesim. Presidenca mbetet institucioni me vlerësimin mëtë lartë. Përkrahësit e saj janë nga “Po e vazhdojnë ndryshimin” – 78 për qind, Partia Socialiste Bullgare – 91 për qind, “Ka një popull të tillë” – 67 për qind.
Në dallimet në aksin “president-kryeministër” ndaj çështjeve të ndjeshme për shoqërinë – për Maqedoninë e Veriut, mënyrën e kundërvënies së korrupsionit, ndërrimet në Bullgargaz, simpatitë duke përfshirë të përkrahësve të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë në anën e Radevit – 34 për qind, jo të Petkovit – 12 për qind. Në të njëjtën kohë projekti “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbledh përkrahjen më të madhe elektorale - 24.4 për qind.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..