Presidenti Rumen Radev bëri thirrje që tatimi mbi vlerën e shtuar të bukës të ulet në 9 për qind në një takim me prodhuesit e bukës në Dobriç. Sipas tij, ky vendim strategjik do të çojë në një transparencë të prodhimit dhe një luftë efektive kundër ekonomisë gri. Kreu i shtetit tha gjithashtu se është mirë të shqyrtohet zgjerimi i masës 60/40 në mënyrë që të përfitojnë edhe kompanitë më të mëdha të bukës. “Është e rëndësishme që qeveria të vendosë një dialog të mirë me zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë dhe të ketë mbrojtjen e prodhuesit bullgar”, tha Rumen Radev.
“Ulja e TVSh-së nuk do të ulë çmimin e bukës, ne e pamë tashmë në sektorin e restoranteve”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev. Ai kujtoi se marrëveshja e koalicionit nuk parashikon norma të diferencuara tatimore përveç atyre të vendosura tashmë gjatë epidemisë së Covid.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..