Në lidhje me përvjetorin e 86 nga fillimi i transmetimeve për jashtë të Radios Kombëtare Bullgare, pasardhësi natyror i të cilit që nga viti 1992 është Radio Bullgaria,në redaksinë tonë vijnë letra nga miqtë tanë me urime, kujtime dhe sugjerime për punën tonë.
“Të dashur miq, pranoni urimet e mia më të mira me rastin e 86 vjetorit të programeve jashtë vendit.Ju uroj akoma suksese edhe më të mëdha, vendosmëri dhe dëgjueshmëri në të ardhmen. Jeni të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Miodrag Ristiç për Redaksinë e Gjuhës Serbe të Radio Bullgarisë”.
Igor Kolke nga Moska (Rusi) e falënderon udhëheqjen e Radios Kombëtare Bullgare për "vendimin e zgjuar dhe mundësinë për të dëgjuar përsëri programe në gjuhën ruse".
Nelcy Bidart nga Brazili po kështu aderohet dhe i bashkohet mendimit të dëgjuesit nga Moska dhe në një seri letrash drejtuar Redaksisë së Gjuhës Spanjolle të “Radio Bullgarisë” inkurajon rikthimin e programeve audio, ndonëse vetëm në internet.
Javier González Nungaray nga Meksika shkruan: “Po dërgoj përshëndetje dhe bekime për të gjithë në Radio Bullgarinë. Ju falënderoj për rikthimin e programit të përditshëm radiofonik që na informon për zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike në vendin tuaj, i cili është kaq interesant.
“Unë e dëgjoja rregullisht Radio Sofjen në të kaluarën. Sot dëgjoj “Bulgaria Today” dhe duhet t’i bëj komplimente spikeres, anglishtja e së cilës është e mrekullueshme dhe fjalimi i saj është vërtet shumë i qartë!” - shkruan Ullmar Qvick nga Suedia në një letër drejtuar ekipit të “Radio Bullgarisë në gjuhën angleze.
Mes dëgjuesve dhe ndjekësve të shumtë të Radio Bullgarisë të cilët shprehën urime dhe mbështetje për punën e gazetarëve në media janë Daniel Brondo dhe David Iurescia nga Argjentina, Vicent Marí nga Spanja, Daniel Bustos nga Kili, Marcus Keulertz nga Gjermania, Mei Lin Lu Dacheng nga Kina, Jeanette Alexander, Martin Gallas nga Shtetet e Bashkuara, Nick Packham, Peter Jones dhe Albert Ford nga Britania e Madhe, Patrick Travers nga Skocia dhe shumë të tjerë.
Stafi i vogël i Redaksisë së Gjuhës Shqipe shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të madh ndaj të gjithë miqve tanë besnikë: Fadil Ribari, Fadil Osmani, Muhamet Shala, Ilo Budini, Erlin Ago, Binas Nina, Avi Stojanov e shumë të tjerë /na falni se nuk mund të përmendim emrat e të gjithëve/. Ju falënderojmë për komentet dhe përshëndetjet tuaja. Ju falënderojmë për besimin ndaj nesh, të nderuar miq!
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 8 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Hodhi një shikim Radka” në interpretim të këngëtares së madhe folklorike Kiçka Savova. Shkasi..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju flasim për Antarktidën - motorin e ndryshimeve klimatike. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni kompozimin origjinal “Dita dhe Paqja” nga Angell..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për Ditët e Kulturës Bullgare në Tiranë. Në rubrikën Kënga e ditës do t’ju njohim me Iskrena Jordanovën - një muzikante e shquar që ia kushtoi..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi një botimi të Euronews, që e rekomandon Bullgarinë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..