Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë studiojnë vetitë e zambakut të gurit në trajtimin e Covid-19

Foto: arkiv

Shkencëtarë prej disa organizatave shkencore bullgare kanë bashkuar përpjekjet e tyre, që të mund të dëshmojnë mundësitë  e bimës zambaku i gurtë (Graptopetalum paraguayense) për shërimin e viruseve të gripit dhe ato të koronavirusit. Puna ka filluar gjatë vitit 2017 pasi kanë vënë re  se, bima vepron në mënyrë shëruese gjatë një konjunktiviti dhe herpesi. Atëherë kanë vendosur të studiojnë  vetitë shëruese të zambakut të gurit dhe kundra viruseve të gripit. Pas paraqitjes së pandemisë ata janë drejtuar  konkretisht mbi studimin e veprimit të tij mbi koronavirusin njerëzor, i cili është nga e njëjta familje virusesh ARN si Covid-19. Aty zbulojnë një ndikim jo dhe kaq të fortë, si tek herpesi dhe viruset e gripit, por mjaft të mirë-mbi 63% aktivitet, i cili e mposht shpërndarjen e viruseve. Aktualisht puna rreth studimit të vetive të zambakut prej guri po vazhdon, kurse në projekt marrin pjesë shkencëtarë nga Institutet e kimisë organike, mikrobiologjisë dhe kimisë së përgjithshme dhe inorganike të Akademisë Bullgare të Shkencave, Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare dhe Instituti agrar biologjik pranë Akademisë Bujqësore.

Akoma për bimën dhe për drejtimin në të cilin punojnë shkencëtarët-shikoni në publikimin: Nina Nankova: Bota nuk do të mbetet pa shkencëtarë

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD