Shkencëtarë prej disa organizatave shkencore bullgare kanë bashkuar përpjekjet e tyre, që të mund të dëshmojnë mundësitë e bimës zambaku i gurtë (Graptopetalum paraguayense) për shërimin e viruseve të gripit dhe ato të koronavirusit. Puna ka filluar gjatë vitit 2017 pasi kanë vënë re se, bima vepron në mënyrë shëruese gjatë një konjunktiviti dhe herpesi. Atëherë kanë vendosur të studiojnë vetitë shëruese të zambakut të gurit dhe kundra viruseve të gripit. Pas paraqitjes së pandemisë ata janë drejtuar konkretisht mbi studimin e veprimit të tij mbi koronavirusin njerëzor, i cili është nga e njëjta familje virusesh ARN si Covid-19. Aty zbulojnë një ndikim jo dhe kaq të fortë, si tek herpesi dhe viruset e gripit, por mjaft të mirë-mbi 63% aktivitet, i cili e mposht shpërndarjen e viruseve. Aktualisht puna rreth studimit të vetive të zambakut prej guri po vazhdon, kurse në projekt marrin pjesë shkencëtarë nga Institutet e kimisë organike, mikrobiologjisë dhe kimisë së përgjithshme dhe inorganike të Akademisë Bullgare të Shkencave, Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare dhe Instituti agrar biologjik pranë Akademisë Bujqësore.
Akoma për bimën dhe për drejtimin në të cilin punojnë shkencëtarët-shikoni në publikimin: Nina Nankova: Bota nuk do të mbetet pa shkencëtarë
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..