Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është Rewilding dhe si bota e egër e Rodopeve Lindore zgjohet për një jetë të re

Foto: Veneta Nikollova

Rewilding është rivendosja e ritmeve në natyrë në mënyrë natyrale. Një nga rrugët për ta ndihmuar, që ajo të kujdeset për veten është rikthimi i specieve të zhdukura prej kohe në të. Një shembull i suksesshëm në këtë drejtim janë Rodopet Lindore. Aty procesi startoi para nja 10 vitesh dhe tashmë jep frytet e tij. “Kjo pjesë e Bullgarisë konsiderohet një nga rajonet më të egra në të gjithë Evropën për nga natyra. Megjithatë kafshë kryesore u zhdukën gjatë nja 100 viteve të fundit në rajon. Dhe detyra jonë është që t’i rikthejmë ato” – thotë Neli Najdenova nga Fondacioni “Rodopet më të egra”, i cili është pjesë e rrjetit evropian Rewilding Europe.

Neli Najdenova

Nëpërmjet importit të çifteve nga jashtë në Rodopet Lindore me sukses u rikthyen drerë të kuq, drerë lopatarë, kuaj të egër dhe bizonë.

Mirëpo, pse pikërisht këto specie?

“Të gjitha kafshët barngrënëse mirëmbajnë një peizazh mozaik karakteristik për Rodopet Lindore. Falë tij ne vëzhgojmë këtë pasuri të pabesueshme të specieve. Sepse në se nuk ka kafshë për të kullotur, do të zhduken ketrat tokësorë, breshka, duke përfshirë orkidetë dhe llojet e tjera, që mbështeten në bimësinë e ulët. Në natyrë gjithçka është e ndërlidhur. Në se një specie zhduket, me të zhduken edhe të tjerë” – thotë Neli Najdenova.


Në vitin 2011 disa çifte kuaj të egër ose të ashtuquajturit tarpanë u importuan nga Holanda dhe u vendosën në rajonin e fshatit të braktisur Sbor në malin Rodopa. Shtat muaj më vonë lindën edhe bebet e para të kuajve të egër. Sot nja 100 përfaqësues të kësaj race të moçme shkundin jelet e tyre në zonën e digës Studen Klladenec.

Dhe çfarë të themi për të ashtuquajturat bizonë evropianë? Kjo është kafsha më e madhe barngrënëse në Kontinentin e Vjetër dhe një specie kryesore për ekosistemet e hapura pyjore. “Për fat të keq bizonët u zhdukën në Bullgari që në Mesjetë” – thekson Neli Najdenova. Prandaj para 9 vitesh ambientalistët importuan çiftet e para të bizonëve evropianë nga një parku i mbarështimit në provincën gjermane Tjuringija.

Aktualisht në territorin e Rodopeve Lindore ka 12 bizonë. Sivjet kemi dëshirë të importojmë çifte të tjera. Kemi bizonë, të cilët erdhën nga Hungaria dhe Gjermania. Tani zhvillojmë bisedime për bizonë nga Polonia. Përpiqemi që të ketë një larmi gjenetike, gjë që është shumë e rëndësishme. Dhe mund të mburremi me bizonë bebe! Pothuajse çdo vit kemi një brez të ri bizonësh” – nuk e fsheh gëzimin Neli Najdenova.

Mbrojtësit e natyrës nga “Rodopet më të egra” po punojnë për rikthimin e shkabës së zezë. “Jemi në kontakt me një organizatë në Spanjë. Ka të ngjarë që në shkurt të na dërgojnë disa çifte”, thekson Neli Njdenova. Ky lloji grabitqar prej kohësh është i zhdukur në këtë pjesë të malit, ndërsa kolonia më e afërt folezon në territorin e Greqisë fqinje. “Të ardhurit” e rinj do të vendosen në rajonin e qytetit Maxharovo.

Ndërkohë tufat në rritje të kafshëve barngrënëse kujdesen për të “pastruar terrenin” duke u siguruar shpendëve grabitqarë ushqim në kullotat me bar të ulët.

Kohët e fundit po rritet interesi i aventurierëve dhe i fotografëve, të cilët mbërrijnë në Rodopet Lindore me qëllimin e vetëm – të vëzhgojnë kafshët e egra në mjedisin e tyre të natyrshëm. Për këtë qëllim në rajonin e vendbanimit Maxharovo dhe pendën Studen Klladenev u ngritën 14 strehimore për vëzhgimin dhe fotografimin e natyrës së egër. Mbrojtësit e natyrës rekomandojnë të kërkojmë një shoqërues, sepse edhe pse rikthyer në natyrë nga njerëzit, këto kafshë kërkojnë vetmi dhe ngandonjëherë mund të jenë edhe të rrezikshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto:  Veneta Nikollova, rewilding-rhodopes.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD