Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbetet i paqartë fati i bullgarëve të zhdukur pas zjarrit të shpërthyer në tragetin pranë Korfuzit të Greqisë

Foto: EPA/BGNES

Mbetet i paqartë fati i 11 personave të zhdukur pas zjarrit të shpërthyer në tragetin pranë Korfuzit të Greqisë para disa ditësh. 7 prej të zhdukurve janë bullgarë, bëri të ditur para Televizionit Kombëtar Bullgar Mitko Dimitrov - Drejtor i Qendrës së Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas tij, pothuajse të gjithë qytetarët e shpëtuar bullgarë duhet të jenë kthyer në shtëpi, disa prej tyre kanë vendosur të nisen për në Itali. Operacioni i shpëtimit po vazhdon. Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme janë në kontakt me të afërmit e shtatë personave të shpallur në kërkim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD