Bullgaria nuk ka lëshuar asnjë leje të vetme për eksportin e armëve dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë në Ukrainë. “Kjo është një praktikë e vendosur në vendin tonë menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Minskut në 2014 dhe 2015 dhe nuk u gjet asnjë dokument prapa në kohë për eksportin e mallrave bullgare në Ukrainë”, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ekonomisë dhe Industrisë Kornelija Ninova në lidhje me botimet, sipas të cilave gjatë zjarrit kundër Republikës Popullore të Doneckut, ushtria ukrainase përdori granatahedhës të prodhuara në Bullgari.
U urdhërua një inspektim nga Komisioni Ndërinstitucional për Kontrollin e Eksportit dhe Mospërhapjen e Armëve të Shfarosjes në Masë.
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..