Bullgaria dhe Spanja janë të vendosur në pozicionin se përpjekjet diplomatike duhet të jenë udhëheqëse në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Kështu deklaruan Ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve Stefan Janev dhe Margarita Robles gjatë vizitës së tyre në Bazën Ajrore “Graf Ignatievo”. Ata u takuan me ushtarakë spanjollë dhe bullgarë, të cilët që nga java e kaluar kryejnë detyrën e përbashkët për mbrojtjen e hapësirës ajrore bullgare.
I pyetur nga gazetarët për ngjarjet rreth krizës me Ukrainën dhe masat e marra nga Bullgaria, Janev theksoi se po vazhdon puna për formimin e të ashtuquajturit grup batalioni, shtohen ushtrimet dhe stërvitjet. Lidhur me informacionin për përdorimin e municioneve prodhim bullgar nga palët ndërluftuese në konfliktin në Donbas, Ministri i Mbrojtjes tha se vendi ynë respekton të gjitha rregullat në kontrollin e eksporteve dhe shtoi: “Të mos kërkojmë faj të drejtpërdrejtë për faktin se këto produkte janë të prodhuara në Bullgari dhe janë në zona konflikti”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..