Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti rus shpalli se mori vendim për një operacion special ushtarak në Donbas

Ministria e Jashtme krijoi një shtab për evakuimin e të gjithë bullgarëve që dëshirojnë nga Ukraina

Teknika ushtarake Ruse pranë Doneckut, 24 shkurt 2022
Foto: Routers

Presidenti rus Vlladimir Putin shpalli se mori vendim për një operacion special ushtarak në Donbas. Në një fjalim televiziv drejtuar rusëve, ai tha se “republikat popullore të Donbasit iu drejtuan Rusisë për ndihmë”.

Në të gjithë Ukrainën lindore u dëgjuan shpërthime, duke përfshirë edhe në afërsi të aeroportit Borispoll në Kiev. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës ushtarë ka edhe në Odesë, ndërsa forcat e Moskës po përparojnë për në Harkov. Automjete civile po largohen masivisht nga kryeqyteti, Ukraina vendosi gjendjen ushtarake. Autoritetet drejtuan thirrje për të evituar panikun dhe njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenskij në gjuhën ruse u bëri thirrje rusëve të mos përkrahin “një luftë të madhe në Evropë” dhe deklaroi, se Kremlini i gënjen se do të çlirojnë Ukrainën. Zelenski tha, se ai u përpoq të telefonojë Putinin, por "nuk kishte përgjigje, vetëm heshtje”.

NATO-ja thirri një takim urgjent virtual të nivelit të lartë për shkak të konfliktit në Ukrainë. Niderlanda do të sigurojë gjuajtës F-35 për Bullgarinë, të cilët të paralajmërojnë shpejt në rast kërcënimi rus, njoftoi Kryeministri i Niderlandës Mark Rjute në një seminar kushtuar konceptit të ardhshëm strategjik të NATO-së.

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska shtyri vizitën e saj në Kiev caktuar për 24 shkurtin. Ministria e Jashtme bullgare shpalli gatishmëri të evakuojë të gjithë bullgarë nga Ukraina nëse kanë dëshirë. Deputeti me prejardhje bullgare i Palramentit Ukrainas Anton Kisse para BNR gjithashtu i bëri thirrje Sofjes, në rast domosdoshmëria të pranojë gra dhe fëmijë bullgarë nga Ukraina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev

Bullgaria është e gatshme të sigurojë korridor ajror për një takim të mundshëm në Budapest

Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..

botuar më 25-10-21 8.59.PD

Festivali Ndërkombëtar “Da Fest” në Sofje eksploron sinjalet nga një botë e pasigurt

Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..

botuar më 25-10-21 6.10.PD

Nxënësit prezantojnë trashëgiminë arkitekturore të Plovdivit në letër guri

Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..

botuar më 25-10-21 5.10.PD