Ditën e dytë ushtria ruse po përparon në Ukrainës. Luftimet janë tashmë në afërsi të Kievit. Kryeqyteti ukrainas u sulmua me raketa gjatë gjithë natës. Shumë banorë të Kievit e kaluan natën në bunkerë ose në stacione metroje. Ditën e parë të pushtimit rus, 137 civilë dhe ushtarë u vranë, tha Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenskij. 800 ushtarë rusë u vranë. Grupet ruse të sabotimit tashmë hyrën në Kiev, tha Zelenskij. Në një fjalim video drejtuar kombit, presidenti theksoi se Ukraina ka mbetur të luftojë vetëm me Rusinë. Objektivi numër një i pushtimit rus është vet ai, tha Zelenskij, duke shpjeguar se ai vazhdon të mbrojë Kievin. Ushtria ruse ka rrethuar Harkovin dhe po përparon në jug drejt Odesës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Xhen Saki tha se ushtria ruse mori peng punonjësit e Centralit Bërthamor të Çernobilit, duke kërcënuar mirëmbajtjen e objekteve të mbetjeve bërthamore. Presidenti Xhoe Bajdën njoftoi një tjetër paketë sanksionesh financiare dhe tregtare kundër Rusisë, por pranoi se mungon uniteti mes partnerëve perëndimorë për të vendosur masa edhe më të rrepta. BE miratoi gjithashtu një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë në 5 fusha kyçe, por për shkak të Gjermanisë, Italisë, Hungarisë dhe Qipros nuk u vendos masa më e ashpër për të përjashtuar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..