Ukraina është e gatshme të negociojë një status neutral me Rusinë, por kërkon garanci sigurie, tha këshilltari i presidentit ukrainas Mihajllo Podoljak.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov hprehu skepticizëm për deklaratën e Zelenskit se ai është i gatshëm të diskutojë neutralitetin e Ukrainës.
3 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për Ukrainën në pasqyrimin e agresionit rus, komentoi këshilltari. “Sigurisht që dje ishte një ditë e vështirë, edhe nata ishte e vështirë, do të jetë e vështirë sot, ndoshta nesër dhe pasnesër. “Këto janë ditë kyçe në të cilat do të bëhet e qartë se “kush është kush” në këtë vend, në rajon në përgjithësi dhe në botën globale”, tha Podoljak.Luftimet po zhvillohen në vetë Kiev. Një grup diversantësh rusë me uniforma ukrainase që tentuan të depërtojnë në qendër u neutralizua. Një Su-27 ruse u rrëzua dhe piloti i avionit u kap.
Agjencia kombëtare ukrainase UNIAN raportoi se trupa ajrore ruse të desantit mbërritën në qytetin e Bjellorusisë Gomel për të zgjeruar sulmin ndaj Kievit. Luftimet vazhdojnë ende për aeroportin pranë lagjes Obollonski të kryeqytetit. Vazhdojnë sulmet me raketa ruse kundër të gjithë vendit.
Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje civilëve që nëse është e mundur të sulmojnë pushtuesit me kokteje molotov.
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..