Akademia Kombëtare e Arteve në Sofje dhe Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin do të shënojnë festën kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars, me një ekspozitë të veprave të mësuesve të Akademisë. Do të paraqiten vepra të disa prej emrave më të shquar të artit bashkëkohor bullgar, të cilët punojnë me studentë të degës
Pikturë, Skulpturë, Grafikë, Qeramikë, Xham, Gdhendje, Tekstile, Metal dhe Fotografi.
Veprimtaria në kryeqytetin gjerman është pjesë e programit me rastin e 125-vjetorit të hapjes së Shkollës së Lartë të Artit në Bullgari dhe 60 vjet nga krijimi i Institutit Kulturor Bullgar në Berlin (1962).
Hapja zyrtare është më 1 mars nën patronazhin e Elena Shekerletovës, Ambasadore e Bullgarisë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe në prani të Rektorit të Akademisë Kombëtare të Arteve Prof. Georgi Jankov dhe Prof. Svilen Stefanov, zëvendës rektor i akademisë dhe kurator i ekspozitës. Punimet do të shfaqen deri më 25 mars në galerinë BCI në Berlin.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..